Shkollës ku mësoi, mërgimtari nga Lubishta e Vitisë i dhuron një donacion

Osman Ahmeti, mërgimtari nga fshati Lubishtë i Vitisë, i cili jeton dhe punon në Zvicër i ka sjellur një donacion jo pak të rëndësishëm dhe domethënës shkollës fillore “Dëshmorët e Lubishtës”.

Mërgimtari nxënësve të shkollës në vendlindjen e tij,  i ka sjellur pajisje dhe veshje të ndryshme sportive (fanella, bluza, 36 topa futbolli, etj…).

“Është një donacion me qëllim për të ju ndihmuar nxënësve, fshatit tim dhe shkollës. E di edhe vetë se çfarë ndjenje është kur ke dëshirë të madhe të merresh me sport e të mos kesh kushte pasi në kohën kur unë isha nxënës kemi pasur  mungesë të pajisjeve sportive”. Unë do të sjellë shumë shpejt edhe një donacion me veshje tjera sportive dhe pajisje të pingpongut” , u shpreh ai.

Ahmeti tregoi se vlera e këtij donacioni është 2.500 franga zvicerane.
Me këtë rast, Drejtori i shkollës, Imer Malaj, ka falënderuar bashkëfshatarin për ndihmën dhe kontributin për krijimin e kushteve për aktivitete sportive. Ai tha se ky donatorë edhe më parë ka ndihmuar këtë shkollë me donacione të tilla nga Zvicra.

Ai tha se këto pajisje janë motiv shtesë për nxënësit që kanë pasion sportin.

“Kemi pranua një donacion të rëndësishëm për të cilën kemi pas mungesë. Kjo do të ndihmojë dukshëm zhvillimin e lëndës së edukimit fizik, pasi lënda e edukatës fizike është një fushë specifike e cila kërkon pajisje të veçanta. Kjo ka vlerë të madhe për neve, dhe do të ju hy në punë shumë nxënësve tanë për aktivitet mësimore në fushën e sportit”, tha drejtori.

Drejtues të shkollës,  në fund donatorit i dhuruan një mirënjohje./Plus Tv/