Viti, 250 mijë euro për ndërtimin e fushës ndihmëse në futboll

Komuna e Vitisë përfituese e projektit për ndërtimin e fushës ndihmëse në futboll.

Siç thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë, së shpejti mund të ndërtohet fusha ndihmëse për klubet të cilat janë në Supërligën e Kosovës, transmeton InfoKomuna.

Kjo u bë me dije pas nënshkrimit të marrëveshjes tre palëshe në mes tëKryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryetarit të Federatës sëFutbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe të Ministrit për Kulturë, Rinidhe Sport, Kujtim Gashi.

Vlera e këtij projekti është 250 mijëeuro, 120 mijë euro do të investohen nga FFK-ja (Federata e Futbollit të Kosovës) kurse me 100 mijë euro do të participojë MKRS-ja e vet Komuna do të investojë 30 mijë euro.

Pas nënshkrimit të kësajmarrëveshje kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se përmeskëtij investimi të rëndësishëm do të krijohen hapësira të mjaftueshmepër futbollistet vitias me qëllim që ata të kenë ku stërviten dhe tëtregojnë talentin e tyre.

“Sot është një ditë e veçantë përfutbollistet vitias pasi që nënëshkruajtëm marrëveshjen trepalëshe përndërtimin e fushës ndihmëse.

Ky projekt ka një rëndësi tëveçantë për ta pasi që përmes tij për futbollistët tanë po krijohenhapësira të mirëfillta për të stërvitur që të jenë sa më të përgatitur”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai falënderoi FKK-në dh MKRS-së që kanëzgjedhur Vitinë për të bashkëpunuar. /InfoKomuna/