Malisheva nikoqire e garave republikane në volejboll për shkolla
Sot janë zhvilluar ndeshjet në volejboll për femra, ku shkolla Vesel Pagarusha nga Pagarusha, ka zënë vendin e dytë në nivel të vendit, ndërsa vendin e parë e ka zënë shkolla Selami Hallaqi nga komuna e Gjilanit.Sot dhe nesër, Malisheva është nikoqire e këtyre garave, ndërsa përfaqësohet me dy shkolla, Vesel Pagarusha për femra dhe Ismail Qemali për meshkuj, të cilat kishin zënë vendet e para, në nivel të regjionit.
Gjatë ditës së nesërme, zhvillohen garat në kategorinë e meshkujve, ndërsa këto gara organizohen nga Shoqata e Pedagogëve të Sportit të Kosovës.
Garat, i ka parë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shukrie Bytyçi, drejtoresha për kulturë,rini dhe sport, Blerta Krasniqi dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina./InfoKomuna/