Nxënësit vushtrrias shpallen kampion të Kosovës

Nxënësit e shkollës fillore "Lumni Surdulli" nga Samadrexha sot u shpallen kampion të Kosovës në hendboll.

Fshati Samadrexhë po vazhdon të kultivoj hendbollin dhe gjithnjë po sjell talent të rinj të hendbollit.

Edhe vite më parë nxënësit e shkollës nga Samadrexha janë shpallur kampion të Kosovës.

Ju rikujtojmë që në Samadrexhë së shpejti do të filloj ndërtimi i palestrës sportive./InfoKomuna/