Shpresa Rama priti në takim përfaqsues të Federatës së Boksit të Kosovës

Drejtoresha për KRS e Komunës së Vushtrrisë, Shpresa Rama , priti sot në takim përfaqësues të Federatës së Boksit të Kosovës,Mehmet Bogujevci e Latif Demollin,të cilët shoqërohenin nga kryetari i KB "Vushtrria" të Vushtrrisë,Shefqet Hajdari.

Në takim u diskutua për mundësinë e mbështetjes së komunës sëVushtrrisë për sportin e boksit në Vushtrri . Drejtoresha Rama shprehugatishmërinë e saj që të mbështesë sportin Kosovar, duke përfshir edheboksin , në çfarëdo mundësie që ka komuna, çoftë ajo infrastrukturoreapo materiale.

Në këtë takim u bisedua edhe rreth organizimittë një turneu gjithëkombetar të boksit,që në maj të këtij viti pritet të mbahet në Vushtrri.

Mehmet Bogujevci,sekretar i FBK kafalënderuar Shpresa Ramën, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportitkosovar, posaçërisht ndaj boksit ,por edhe për shumë projekte tjera qëka realizuar e po vazhdon të realizojë në sektorion e sportit. /InfoKomuna/