Komunarët e Fushë-Kosovës ngatërrojnë projektplanet komunale

Fushë KosovëPostuar: 11:56 / 13.02.2017

Ata njëherë kanë ftuar qytetarët dhe të interesuarit e tjerë të kësaj komune që të marrin pjesë në diskutimin publik për “Projekt-planin e veprimit për personat e zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme” , shkruan sot “Koha Ditore”.

E pak rreshta më poshtë kanë folur për Projekt-planin për menaxhimin e mbeturinave, që është një dokument krejt tjetër.

Si duket, ata vetëm e kanë kopjuar një njoftim të mëhershëm dhe kanë harruar ta ndryshojnë emërtimin e Projekt-planit të ri./KohaDitore/