Në Fushë-Kosovë mbahet sesion informues dhe trajnues për zhvillimin e bizneseve

Fushë KosovëPostuar: 15:42 / 08.02.2018

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Fushë-Kosovës, Z. Ekrem Berjani, në fjalën e rastit theksoi se ky sesion informues do t’i ndihmojë bizneset e Komunës së Fushë-Kosovës rreth mënyrës së aplikimit pë të fituar nga këto grande që ofron Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Drejtori inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit që të aplikojnë në këto grande, sidomos bizneset fillestare dhe ato që pretendojnë të rriten dhe të zhvillohen si biznese të konkurushme përtej tregut lokal.

Përfaqësuesit nga “ARDA” kanë informuar qytetarët dhe bizneset rreth kritereve, mënyrës së aplikimit dhe fushat të cilat mbulohen nga kjo thirrje.

/InfoKomuna/