Vidhen kompjuterë e printerë në shkollën e Vragolisë

Fushë KosovëPostuar: 15:07 / 05.03.2018

Sipas stafit të mësimdhënësve të kësaj shkolle, hajnat  kanë shfrytëzuar pushimin disaditor dhe vikendin për të thyer shkollën dhe për të vjedhur pajisjet.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe me drejtorin e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri”, Rexhep Drenovci i cili e konfirmoi rastin por nuk dëshiroi të flas para kamerës.

“Po vjedhja ka ndodhur gjatë ditëve të pushimit”, u përgjigj shkurt Drenovci.

Një vjedhje tjetër në shkollë është evidentuar sot edhe në shkollën “Jeronim de Rada” në Ferizaj.