Hani i Elezit mund koronavirusin, rasti i fundit rezulton negativ
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka uruar të gjithë të shëruarit dhe ka falënderuar për disiplinën e treguar dhe sakrificën e tyre me qëllimin më të mirë për të mbrojtur banorët e tjerë nga infektimi.
"Të urojmë që mos të kemi raste tjera dhe këtë mundë ta arrijmë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës", ka thënë Suma.
"Angazhimi i përbashkët i të gjitha institucioneve, Stafi i QKMF 'Dr.Menduh Kaloshi', Policia e Kosovës, IKSHPK-ja dhe të gjithë atyre që në këto rrethana kontribuan dhe po reflektojmë padyshim në suksesin e synuar", kas htuar ai.
"Të gjithë banorëve të Komunës së Hanit të Elezit, Faleminderit për bashkëpunimin dhe jemi shumë afër ta fitojmë edhe këtë sfidë të quajtur Virusi COVID-19,vazhdojmë me kujdes të shtuar, duke ruajtur njëri-tjetrin që mos të kemi raste të reja", është shprehur Suma. /InfoKomuna/