Ansambli “Kemajl Azizi” prezanton vlerat kulturore shqiptare në Bullgari

Postuar: 13:30 / 13.09.2017

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim udhëheqësit dhe anëtarët e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”, të cilët morrin pjesë në Festivalin Internacional të Folklorit në Varna të Bullgarisë.

Me këtë rast kryetari Haliti ka theksuar se prezantimi i vlerave kulturore dhe traditës nga ana e Ansamblit Kemajl Azizi’, pos që po prezanton Vitinë në këso ngjarjesh të rëndësishme, gjithashtu edhe paraqet një performancë të shkëlqyeshme në prezantimin e vlerave të etnosit tonë kulturor shqiptar, transmeton InfoKomuna.

Ai ka shtuar se Institucionet komunale do të vazhdojnë mbështetjen e aktiviteteve kulturore e sportive në këtë komunë.

Ndërkaq Milot Lala drejtor i Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka falënderuar udhëheqësit dhe anëtarët e këtij ansambli për paraqitjen e denjë në Festivalin internacional të folklorit në Varna të Bullgarisë.

Edhe kryetari i Ansamblit “Kemajl Azizi” Arsim Abazi, ka falënderuar Institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep këtij ansambli, duke mundësuar edhe pjesëmarrjen në Festivale të ndryshme si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. /InfoKomuna/