Deçan: Së shpejti do të nis projekti teatral "Kryetarët mbështesin të rinjët"

DeçanPostuar: 15:38 / 08.08.2016

Kryetari i komunës Rasim Selmanaj, ka pritur në takim Marigona Bekteshi-Ferati, dhe Mirsad Ferati, regjisor dhe aktorë më të cilët bashkë kanë diskutuar mundësin e fillimit të një projekti teatral për të rinjë më moton ”Kryetarët mbështesin të rinjët”.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më sukseset e arritura nga Mitrix Culture, e cila është kompani kulturore-artistike e themeluar në Mitrovicë dhe ka veprimtari në gjithë territorin e Kosovës.

Kjo kompani ka prodhuar shfaqjen teatrale ”PENDIMI”, shfaqje kjo e cila ka udhëtuar në festivalin ndërkombëtar për të rinjë ”Youth on Stage” në Belgjikë.

Kjo shfaqje gjithashtu është ftuar edhe në festivale tjera ndërkombëtare: Kanad, Uganda, Indi, Belgjikë, etj.

Ndërsa projekti në fjalë ka për qëllim “Forum Teatër” dhe krijimin shfaqjeve teatrale nga të rinjët e Kosovës dhe me pas këto shfaqje do të prezantohen ne festivalin e të rinjve ”Të Rinjët në Teatër”. Shfaqja e cila do te krijohet nga të rinjët e komunës se Deçanit së bashku me regjisoren e shfaqjës do të prezantoj qytetin e Deçanit dhe ne festivalin e teatrove për të rinjë.

Ky projekt do të mbështetet nga zyra e kryetarit Rasim Selmanaj dhe pritet të nis në shtatorë të këtij viti./InfoKomuna/ 

Komente: 0 Në Prizren u mbajt festivali "Rock live 2017" 11:54 / 20.09.2017 Në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, nën qiellin e hapur, të martën në mbrëmje, në organizim të studio Helix, u mbajt festivali i “Rock live”.