Fillon projekti për restaurimin e Kalasë së Harilaçit

Fushë KosovëPostuar: 16:19 / 05.06.2017

Falë një projekti të bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Fushë-Kosovës, Instituti Arkeologjik, nën udhëheqjen e arkeologut Premtim Alaj, ka filluar reazilimin e projektit “Hulumtime dhe konservime-restaurime në Kalanë e Harilaçit”.

Projekti është vazhdimësi e projekteve të filluara që nga viti 2013 dhe ka për qëllim konservimin dhe restaurimin e të gjitha strukturave arkitektonike të zbuluara deri më tani, me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë arkeologjike, si dhe promovimit dhe zhvillimit të arkeoturizmit.

Projekti ka filluar që në ditët e para të muajit maj dhe parashihet të zgjas deri në fund të muajit shtator të këtij viti.

Pjesë e projektit janë gjithashtu një numër ekspertësh (arkeologë, konservatorë-restauratorë, arkitektë, skicografë) nga Universiteti i Prishtinës dhe Muzeu i Kosovës, si dhe një numër muratorësh të specializuar në murosjen me gurë.

Objektiv kryesor i kampanjës së këtij viti është konservimi-restaurimin i linjës së murit lindor dhe verior fortifikues, shtrirja e të cilit ndjek aksin veri-jug dhe lindje-perëndim.

/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Të hënën nis festivali "Prishtina Lexon - 2018" 13:55 / 25.05.2018 Komuna e Prishtinës së bashku me 10 organizata joqeveritare organizojnë festivalin e leximit “Prishtina Lexon”, festival ky që synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e leximit tek nxënësit dhe e gjithë shoqëria.