Nesër në Gjakovë fillon Komedia Fest

GjakovëPostuar: 10:26 / 30.10.2016

Nesër në Gjakovë fillon edicioni i pestë i Komedia Fest, ku përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe trupa jo-shqipfolëse, program për fëmijë, si dhe performanca nga artistë të ndryshëm.

Organizatorët e Komedia Fest kanë bënë të ditur se edicioni i pestë jubilar do të përmbajë aktivitete të ndryshme të cilat kanë për synim promovimin e kulturës dhe zgjerimin e njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e  zhanrit të komedisë.

Trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Shkodra, Tetova dhe Finlanda.Ky edicion është përkrahur nga kuvendi komunal i Gjakovës dhe drejtoria për kulturë rini dhe sport.Veçantia e këtij viti është performanca e artistit të njohur Adam Darius, i cili rikthehet në Kosovë për herë të tretë, në kuadër të turneut botëror lamtumirës që po e zhvillon gjatë tërë vitit, në të gjitha kontinentet.

PrishtinëKomente: 0 Në Prishtinë filloi Festivali i grafiteve 14:54 / 18.05.2018 Sot, në rrugën “B” në kryeqytet ka filluar Festivali i grafiteve. Në këtë festival po marrin pjesë shumë artistë të këtij zhanri të artit grafik.