“Evropë qite n’veti” sonte në Teatër

GjilanPostuar: 16:02 / 18.03.2017

Në Teatrin e Gjilanit, sonte qytetarët do të mund të argëtohen nga humori që do të prodhojnë aktorët gjilanas përmes zhanrit "Stand Up Comedy" të emërtuar si “Evropë qite n’veti”.


Sarkazma përmes ndodhive reale në vendin tonë dhe raportin me vendet evropiane është mjeshtëria që dijnë të përcjellin më së miri aktorët Avni Shkodra, Ernest Zymberi e Kushtrim Qerimi, shkruan InfoKomuna.
Ata për herën e dytë, sonte nga ora 20:00, do të trajtojnë jetën e përditshme të kosovarëve, duke filluar nga politika e deri te magjia e çaji.
“Avni Shkodra, Ernest Zymberi e Kushtrim Qerimi, flasin për raportin e Shqiptarëve me Evropën: Për politikë, punë, çaja, teknologji, dasma, viza, sehire (magji), miza, monedha, etj”, thuhet në njoftim.
Organizatorët kanë bërë thirrje që të interesuarit t’i rezervojnë biletat sepse nga përvoja e 3 marsit, kur është dhënë për herë të parë, interesimi kishte tejkaluar numrin e ulëseve që ka teatri i qytetit.
/InfoKomuna/