Mbahet ekspozita ndërkombëtare “Salloni Vjeshtor”

GjilanPostuar: 21:49 / 25.09.2017

Në Gjilan është mbajtur ekspozita ndërkombëtare e arteve të bukura “Salloni Vjeshtor”, që ka mbledhur artistë nga shumë vende.

Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit, ka përshëndetur pjesëmarrësit në emër të Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe ka thënë se është kënaqësi e veçantë që është pjesë e edicionit të trembëdhjetë me radhë, transmeton InfoKomuna.

“Arti ka vetëm një gjuhë, të cilën e kuptojnë të gjithë. Komuna dhe kryetari Lutfi Haziri, i ka mbështetur gjithmonë aktivitetet dhe ngjarjet e tilla dhe se i motivojnë artistët që edhe në të ardhmen të merren me këtë veprimtari”, ka thënë Kurteshi, që ka hapur edicionin e sivjetmë.
 
Fillimisht Jeton Rexhepi, ka thënë se tema e sivjetme e “Sallonit...” ishte nudo, temë kjo që nuk punohet shumë dhe që është specifike.
 
Ai tha se secili student i artit e ka provim edhe këtë lloj të punimit dhe ka rikujtuar se në Shqipëri ishte Pjetër Marubi që bëri foton e parë nudo, derisa në Kosovë me këtë temë ka qenë tejet i preokupuar Fahredin Spahiu.
 
Rexhepi ka thënë se janë përpjekur që të thejnë këtë mentalitet dhe ka shtuar se kjo ekspozitë është ndërkombëtare.
 
Arian Rexhepi, piktor akademik dhe organizator i kësaj ngjarje, ka thënë se juria ka përzgjedhur punimet më të mira dhe ka dhënë këtë vlerësim:
 
Vendi i Parë: Evi Kirmakidou – Greqi
Vendi i Dytë: Meri File – Shqipëri
Vendi i tretë: Alma Islamaj – Kosovë
Cmimi special: Brilant Milazimi - Kosovë. /InfoKomuna/

MitrovicëKomente: 0 Në Mitrovicë u hap Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018 16:43 / 19.04.2018 Është hapur në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018, që tashmë është bërë tradicional dhe që organizohet nga nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi”. Në panairin e...
PodujevëKomente: 0 Podujeva shënon Ditën e Librit me ekspozitë 17:08 / 23.04.2018 Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Komunës së Podujevës e ka shënuar Ditën e Librit, me aktivitetin “Ekspozita e Librit”, e cila u mbajt në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Podujevë.
PejëKomente: 0 Në Pejë promovohet libri "Dushkaja" i Jusuf Buxhovit 16:31 / 20.04.2018 Me organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, respektivisht sektori i kulturës, në sallën e kuvendit komunal të Pejës u promovua libri “Dushkaja” i autorit, Jusuf Buxhovi.