Hapet parku arkeologjik "Ulpiana" në Graçanicë

GraçanicëPostuar: 08:18 / 28.10.2016

Ndër lokacionet më antike në Kosovë, për të mos thënë i vetmi, qyteti i Ulpianës nga sot u hap zyrtarisht si park arkeologjik.

Në hapësirën prej 2.7 hektarësh, arkeologët për disa vjet me radhë kanë punuar në këtë lokacion, duke mundësuar që të krijohet një ndër vendet më atraktive për vizitorët e pasionuar pas gjetjeve arkeologjike.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare të parkut arkeologjik, sot morri pjesë edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe ruhet nga gjithsecili.

“Sot jemi në Ulpianë, në qendrën e Dardanisë antike, pikërisht sot në ditën e Darkës së Lamës po e hapim këtë park”, citon kp të ketë thënë Mustafa.
Ai tutje tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe të ruhet ngase është e jona.

Mustafa u kërkoi arkeologëve që ta studiojnë dhe të punojnë për këtë trashëgimi, dhe njëherit ai tha se Qeveria do ta rregullojë këtë fushë të trashëgimisë kulturore, ashtu siç e meriton.

Komente: 0 Ndërhyrje dhe projekt përforcues në Kalanë e Gjirokastrës 15:05 / 20.02.2018 Kalaja e Gjirokastrës së shpejti do të ketë një ndërhyrje përforcuese. Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, siç raporton ATSh, inspektoi situatën së bashku me arkitektin Agron Doraci, një prej ekspertëve që ka ndërhyrë në kala vite më parë.
PrishtinëKomente: 0 Ekspozitë nga nxënësit, për nder të shpalljes së pavarësisë (Foto) 09:42 / 15.02.2018 Për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur ekspozitën me temën “10 vjet...