"Camping Fest" për herë të parë organizohet në Klinë

KlinëPostuar: 15:36 / 27.06.2019

Komuna e Klinës për herë të parë organizon Festivalin Kulturor, “Camping Fest”, që do të mbahet në fshatin Dresnik, të Komunës së Klinës, më datë 5 korrik, duke filluar nga ora 19:00 dhe zgjatë deri në mëngjes.

Camping Fest promovon: Trashëgiminë kulturore; zhvillimin e turizmit lokal; afirmimin e vlerave kulturore; promovimin e prodhimeve vendore, bujqësore dhe artizanale; nxitjen e audiencës së re në jetën kulturore dhe pasqyrimin e trashëgimisë kulturore-turistike në Klinë.

Në këtë program do të ketë shfaqje: monolog, muzikë, instrumentale, etnologji, film, promovime, lojëra popullore, Oda e Lalës, koncert, Camping Party. /InfoKomuna/

PrizrenKomente: 0 Hapet Panairi i librit "Prizreni 2019" 12:16 / 18.07.2019 Në hapësirat e Kejit pran Urës së Gurit në Prizren të mërkurën është bërë hapja e edicionit të 11-të të Panairit të librit "Prizreni 2019", ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.