Lladrovci rifunksionalizon dy biblioteka të komunës së Drenasit

Postuar: 15:19 / 15.11.2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtoren për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, vizituan disa biblioteka të komunës së Drenasit, atë në Tërstenik, Komoran dhe Arllat.

Kryetari Lladrovci theksoi se komunës së Drenasit iu shtua edhe një bibliotekë të cilën e ka bërë funksionale para disa ditëve, bibliotekën në Komoran.

"Librin dhe kulturën e leximit do ta ofrojmë te nxënësit dhe qytetarët jo vetëm me libra dhe aftësimin e bibliotekave por edhe duke ndërtuar biblioteka tjera të reja", ka theksuar kryetari Lladrovci.

Po ashtu, edhe biblioteka e Tërstenikut e cila ka qenë jo funksionale për një kohë, tashmë është bërë funksionale dhe qytetarët mund të pajisen me libra të ndryshme dhe mund të lexojnë në hapësirën e paraparë për lexim. /InfoKomuna/