Klubi i notit “BESA” krenaria e Malishevës

MalishevëPostuar: 20:15 / 31.12.2015

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në ditën e fundit të vitit, me anë të një ceremonie, ka shpallur më të mirët e vitit, në fushën e sportit, kulturës, rinisë dhe në bibliotekë, si dhe ka ndarë mirënjohje edhe për kontribut dhënësit në këto fusha. Nga të arriturat e përmendura, u vlerësua se është realizuar me sukses edicioni i dytë festivalit folklorik “Oda e Llapushës” si dhe klubi i notit “Besa” nga Banja, ka vazhduar me sukseset e saj në not, duke vazhduar të mbetet krenaria e Malishevës.

Në këtë ceremoni, kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, duke i përgëzuar për të arriturat, tha se “JU jeni ata që më së miri e përfaqësoni Malishevën brenda dhe jashtë vendit”. “Të gjithë ju që merreni me këto aktivitete, na obligoni neve që t’iu mbështesim, pasi po tregoni rezultate, dhe unë ju siguroj që brenda mundësive që kemi, nuk do të mungoj mbështetja”, tha Begaj dhe në fund ju uroj të gjithëve Vitin e Ri 2016. “Ju uroj shumë fat, shëndet, suksese dhe dyfishim të suksesit në fushat që ju zhvillon aktivitetin tuaj”, tha në urimin e tij kryetari Begaj.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Blerta Krasniqi, duke folur për aktivitetet e zhvilluara gjatë këtij viti, i përmendi disa nga të arriturat, siç është festivali folklorik “Oda e Llapushës”, panairi artizanal, aktivitetet rinore, promovim i vullnetarizmit, pjesëmarrja dhe suksesi në festivale të ndryshme, rezultatet në sport dhe të tjera.

Në këtë ceremoni, janë ndarë mirënjohje për më të suksesshmit e vitit në sport, kulturë, rini dhe lexim.

Sportisti i vitit u shpall Taulant Telaku, notar, klubi i vitit, “Besa” dhe trajneri Ardian Telaku, trajner i klubit të notit “Besa”.

U shpallën edhe aktivistët më të mirë rinor, lexuesit më të mirë, pastaj sportist në nga të gjitha llojet e sportit, si futboll, atletikë, gjimnastikë, shah, hendboll, etj...

Ndërsa në kulturë, më të mirët, për paraqitjen dhe sukseset në festivale të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, u shpallën SHKA “Sali e Feriz Krasniqi, SHKA “Zëri i Llapushës” dhe Vëllezërit Zogaj.