Mitrovicë: Fshati Zhabar kremton 100 vjetorin e shkollës

MitrovicëPostuar: 14:56 / 27.10.2016

Zhabari i Mitrovicës ka shënuar 100 vjetorin e shkollës në fshat, që mbanë emrin e mësuesit të parë, nga po ky fshat, Shaban Idrizi.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, mori pjesë në këtë manifestim të rëndësishëm. Ai i uroj nxënësve dhe arsimtarëve përvjetorin e 100-të shkollës, vlerësoi lartë mësuesin Shaban Idrizi, por edhe të gjithë mësuesit tjerë që kanë punuar në këtë vatër arsimore për kontributin e dhënë.

Kryetari Bahtiri, tha në vazhdim se institucionet do të bëjnë të pamundurën për të ngritur nivelin e arsimit, për të krijuar kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shkohet drejt Evropës. Drejtoresha e shkollës, foli për punën e madhe që po bëhet në shkollë për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, duke bërë të ditur se nxënësit e kësaj shkolle po arrin suksese të jashtëzakonshme në garat e ndryshme në komunë, vend dhe madje edhe në shtete tjera. Për rëndësinë e edukimit e arsimit dhe për rrugën e 100 vjeçare të shkollës, si dhe për veprimtarinë e mësuesit Shaban Idrizi, foli shkrimtari dhe intelektuali i shquar mitrovicas, profesor Fazli Hajrizi.

Ai duke folur për kushtet e në ët cilat punon sot shkolla, tha se në vitin 1996, 80-vjetori i funksionimit të kësaj shkolle, është shënuar në fushë, për shkak se okupatori nuk lejonte që shkolla shqipe të punoj dhe të arsimoj breza të ri. “Sot kushtet janë shumë më të mira. Shkolla shqipe punon me plane kombëtare në Republikën e lirë të Kosovës, ku institucionet përkujdesen që nxënësit dhe mësimdhënësit të punojnë sa më mirë dhe që cilësia e mësimit të jetë në nivelin e duhur”, tha ndër të tjera profesor Hajrizi.

Për historikun e shkollës folën edhe bashkëfshatarët e mësuesit Shaban Idrizi, Mulla Asllan Murati dhe profesor Bedri Dërvari.Ndërkaq, duke falënderuar për organizimin e këtij shënimi, nipi i Shaban Idrizit, Albion Idrizi, tha se ai dhe familja e tij ndjehen krenar që mësuesi Shaban Idrizi ka përhap dritën e diturisë dhe që ka nxjerr nga analfabetizmi shumë fëmijë që më vonë janë bërë emra të njohur në arsimin shqip e fusha të tjera./InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Në Pejë promovohet libri "Dushkaja" i Jusuf Buxhovit 16:31 / 20.04.2018 Me organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, respektivisht sektori i kulturës, në sallën e kuvendit komunal të Pejës u promovua libri “Dushkaja” i autorit, Jusuf Buxhovi.