Mungesa e buxhetit pezullon punën për Muzeun e Historisë së Natyrës

Postuar: 20:38 / 17.04.2020

Masat e marra për parandalimin e virusit Covid-19 nuk janë arsye pse është ndalur puna në ndërtimin e objektit të Muzeut të Historisë së Natyrës.

Në projektin më të madh kapital të trashëgimisëkulturore në dy dekadat e fundit puna është ndalur në fund të vitit tëkaluar, raporton KOHA.

Mospagesat e Ministrisë së Kulturës ndajkompanisë punëkryerëse dalin të jenë arsye të ngecjes së projektit nëfshatin Sllatinë të Fushë -Kosovës, në zonën e njohur “Te pishat”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës, deri tash janë shpenzuar 121 mijë euro për kompleksin që llogaritet të kushtojë 2.4 milionë euro. Përkëtë vit MKRS-ja ka paraparë gjithsej 262 mijë euro. Nëse punëtvazhdojnë me këtë ritëm, i bie që projekti i paraparë të përfundojë përtre vjet të zgjasë një dekadë.

Adem Musa, inxhinier indërtimtarisë dhe udhëheqës i projektit, thotë se kanë pasur probleme me pagesat dhe pritet që puna të rifillojë pas shfuqizimit të masave qëQeveria ka marrë për parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19.

E Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore nëMinistrinë e Kulturës, thotë se në fund të vitit të kaluar është dashurtë bëhej një harmonizim i vogël midis projektit të ndërtesës dhestatikës.

Muzeu i Historisë së Natyrës ishte parë si zgjidhje për mbi një mijë eksponate, kafshë e insekte të balsamosura, të cilat prej21 dhjetorit të vitit 2017 janë vendosur në një shtëpizë prej dërrasash, në hyrje të kompleksit “Eminxhiku” në Prishtinë.

Kur ishte vënëguri themeltar më 7 maj të vitit të kaluar, “Koha Ditore” kishteraportuar se MKRS-ja do të ketë probleme me financimin e këtij projekti.

Kujtim Gashi, asokohe ministër i Kulturës, kishte thënë se rishikimi ibuxhetit për vitin e kaluar e planifikimet për këtë vit do të rrisninmjetet për ndërtimin e Muzeut.