Muzeu i Kosovës s’ka vend për Institutin Arkeologjik
Muzeu i Kosovës konsideron se në objektin e tyre nuk ka më vend edhe për Institutin Arkeologjik të Kosovës.
Zhvendosjen e IAK-ut e konsideron edhe prioritet për vitin që vjen. Krejt këtë elidh me hapjen e ekspozitës së përhershme, e paralajmëruar për 17shkurt, në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton InfoKomuna.
Me këtë çështje po merret edhe Ministria e Kulturës përderisa rreth kësajMK-ja dhe IAK-u kanë qasje të ndryshme. Në adresë të Ministrisë sëAdministratës Publike, MKRS-ja tashmë ka dërguar kërkesë dhe pret qëvitin që vjen të bëhet një zgjidhje. IAK-ja tash e 15 vjet vepron nëkatër zyra në katin e katërt të objektit të Muzeut, shkruan sot KohaDitore.
Udhëheqësit e Institutit Arkeologjik të Kosovësparalajmërojnë se nuk do të pranojnë të zhvendosen me qira në ndonjëobjekt privat, derisa ata të Muzeut të Kosovës insistojnë që me hapjen e ekspozitës së përhershme në këtë institucion do të duhej riorganizim ihapësirave. E shanset për ndërtimin e një objekti të ri për IAK-unaktualisht janë të pakta.
Vjollca Aliu, drejtoreshë eDepartamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, ka thëne se të dyinstitucionet kanë kërkuar që të bëhet një zgjidhje për këtë.
“Kërkesa është rezultat i funksionimit më të mirë të të dyja institucioneve,rrjedhimisht zbatimit të veprimtarisë, me theks të veçantë asajprofesionale. Aq më tepër kur tani vendoset ekspozita në Muze dhekërkohet riorganizim i hapësirave”, ka thënë Aliu.
Sipas saj, ndërtimi i një objekti të ri për Institutin Arkeologjik të Kosovës do të merrte shumë kohë. /InfoKomuna/