Në përkujtim të ikonës së kinematografisë, Faruk Begolli

Postuar: 15:05 / 21.08.2017

Qendra Kinematografike e Kosovës organizon një takim në kujtim të aktorit të njohur shqiptar Faruk Begollit.

Ky takim do të mbahet më 23 gusht, në ora 20:00 te Klubi M. “Shpirtin ma keni k’put”, Faruk Begolli 10 vjet”, është sllogani i këtij takimi, që shënon edhe dhjetë vjetorin e vdekjes së aktorit, shkruan InfoKomuna.

"Njoftohen të gjithë të interesuarit, veçanërisht artistët dhe të afërmit e Faruk Begollit, se të mërkurën (23 gusht) me fillim nga ora 20:00 te klubi M (Rr. "Nazim Gafurri" nr 27), Qendra Kinematografike e Kosovës organizon një takim në përkujtim të ikonës së kinematografisë, legjendës Faruk Begolli".