“Peer Gynti nga Kosova” do të shfaqet edhe në Shkup

Postuar: 12:45 / 12.09.2017

Shfaqja "Peer Gynti nga Kosova", nga Jeton Neziraj, në regji të Agon Myftarit, do të shfaqet në Shkup, në Qendrën Teatrore për Fëmijë (CTC), me datë 15 shtator, nga ora 20:00.

Në këtë shfaqje të Qendrës Multimedia nga Prishtina, luajnë aktorët: Tristan Halilaj, Donikë Ahmeti, Shpetim Selmani dhe Ernest Malazogu, shkruan KultPlus.

Skenografia: Nicola Minssen, kompozitor: Gabriele Marangoni, kostimet: Yllka Brada, dramaturg: Stefan Schletter. Shfaqja do të jepet në gjuhën shqipe me titra anglisht.

“Peer Gynti nga Kosova” është rrëfim për një ëndërr të dështuar. I udhëhequr nga një shpresë e thjeshtë për jetë më të mirë dhe për të gjetur lumturinë, Peeri i ri, para luftës në Kosovë, niset për të kërkuar të ardhmen në ‘parajsën’ e quajtur Evropë.

Komente: 0 Sot hapet ekspozita "Mjegull" 09:41 / 17.05.2018 Galeria Kombëtare e Kosovës sot do të hapë ekspozitën e radhës të titulluar “Mjegull”. Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e artistëve: Albert Allgeier, Driton Selmani, Fatmir Mustafa-Karllo, Gazmend Ejupi dhe Luan Bajraktari. Kjo ekspozitë vjen e kuruar nga...
Komente: 0 Miratohet koncept-dokumenti për Filarmoninë, Operën dhe Baletin 14:47 / 15.05.2018 Në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka propozuar për miratim Koncept Dokumentin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin, dokument i cili parasheh definimin e aspektit normativ për këto institucione të kulturës.
PrishtinëKomente: 0 Në Prishtinë filloi Festivali i grafiteve 14:54 / 18.05.2018 Sot, në rrugën “B” në kryeqytet ka filluar Festivali i grafiteve. Në këtë festival po marrin pjesë shumë artistë të këtij zhanri të artit grafik.