Pejë: Inaugurohet Galeria e Arteve

PejëPostuar: 11:00 / 14.07.2016

Me një bashkpunim profesional dhe korrekt me organizaten INIT nga Prishtina, me financim të përbashkët me organizaten ndërkombëtare “Culture for All” dhe Fondacioni “Unë e dua Kosovën” u bë i mundur renovimi i Galerisë së Arteve në Pejë.

Me këtë projekt (intervenim) Galeria e Arteve në Pejë ka marrë një pamje krejtësisht tjetër, natyrisht shumë më të bukur dhe më frymëzuese. Me këtë projekt janë krijuar kushte solide për artistët e Pejës dhe për artistët nga kudo që të organizojnë më shpesh aktivitete artistike.

Komuna e Pejës tani e tutje mund të krenohet me cilësinë e Galerisë së Arteve dhe për mjedisin e galerisë sepse janë krujiuar kushtet për organizimin e ekspozitave të niveleve më të larta.

Me këtë rast u hap edhe ekspozita “The Presence of the Real” e përgaditur nga artistja Izraelite Galit Eilat. Ekspozita do të mbetet e hapur për art dashësit deri më 12 Shtator të këtij viti./InfoKomuna/