Përurohet restaurimi i Muzeut të Pejës

PejëPostuar: 14:41 / 14.02.2020

Drejtori i Drejtorisë se Kulturës në Pejës, Engelbert Zefaj së bashku me Drejtoreshën e muzeut, Besa Berisha dhe në prani të shumë personaliteteve të sektorit publik, arsimtarëve dhe nxënësve kanë bërë inaugurimin e punimeve të restaurimit te muzeut dhe kanë zbuluar mbishkrimin e ri.

Restaurimet u mundësuan fal mbështetjes financiare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, angazhimit të përkushtuar të Organizatës HUMAN dhe Shkollës Teknike “Shaban Spahija”, si dhe mbështetjes së Departamentit për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS).

"Muzeu është i hapur që ta vizitoni dhe të shikoni restaurimet e bëra", thuhet në njoftimin e komunës. /InfoKomuna/