Përurohet libri për xeheroret e nikelit i akademikut, Minir Dushi

Postuar: 17:52 / 12.09.2017

Në Kuvendin Komunal të Drenasit sot është përuruar libri “Xeherorët e Nikelit-Kobaltit të vendit tonë” i Akademikut dhe profesorit universitar, Minir Dushi.

Në përurim merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Akademiku, Minir Dushi, recensent të librit, Isuf Kransiqi e Shyqeri Kelmendi, familjarë e shumë qytetarë.

Ne emër të kryetarit Lladrovci, fjalë falënderuese për autorin dhe të pranishmit, foli nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj i cili tha se Komuna e Drenasit ndjehet e privilegjuar qe një profesor universiteti, anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njëherit një Akademik sikurse është Minir Dushi të bëjë përurimin e një libri aq të pasuruar me të dhënat e pasurive nëntokësore që ka Kosova.

Ndërsa ne emër të Komunës, ka folur zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra i cili tha se “nga sot studiuesit e rinj, inxhinieret e xehetarisë dhe gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë për pasuritë nëntokësore të nikelit dhe kobaltit, kanë këtë studim para vetës, një pasuri studimi të hollësishëm e të pasuruar me të dhëna, qe më se miri ka ditur të shkruaj me aq profesionalizëm, Akademiku që fatmirësisht ende kemi pran nesh, profesor Minir Dushi”, ka thënë ai.

Recensenti i librit, profesori universitar, Isuf Krasniqi para të pranishmëve ka folur për krijimtarinë e Akademikut Dushi, ndërsa profesori universitar Shyqyri Kelmendi ka folur rreth librit të autorit, duke thënë se Akademik Dushi me përkushtim tre vjeçar, duke hulumtuar arkivat edhe ne Beograd, ndonëse ne moshë të shtyer, ka arritur të përfundoj këtë libër studimi.

Në fund të takimit, ka folur Akademik Minir Dushi, i cili ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar ne realizimin e këtij libri, posaçërisht Komunën e Drenasit qe me dëshirën me të madhe ka pranuar që libri i tij të përurohet ne ambientet e Komunës me qytetarët e saj. /InfoKomuna/