Poetja nga Mali i Zi rrëfen për dashurinë që ka për Prishtinën

Postuar: 09:56 / 10.12.2018

Flutur Mustafa, nga Mali i Zi, tash e gjashtë vite jeton në Prishtinë. Ajo në emisionin “Jeta” të KTV-së tregon se si gjithnjë ka qenë e lidhur me Prishtinën ku edhe moderatorja e emisionit e ngacmon gjatë emisionit me buzëqeshje duke i thënë “Qe të është plotësuar dëshira, edhe u fejove në Prishtinë”.

Mustafa me profesion është juriste, por edhe poete.

Deri tani ka të botuara tre libra me poezi dhe që të gjitha i ka të shitura. Mirëpo, ajo tregon se këtë nuk e bënë për të jetuar pasi ajo dihet sa vështirë është sot, ku libri s’po çmohet si dikur.