Artistët kosovarë hapin ekspozitë në Francë

PrishtinëPostuar: 08:49 / 01.12.2016

Në Galerin Art`Villamagna në Francë, është bëre hapja e ekspozitës të artisteve kosovar, me 40 vepra artistike që u prezantuan para artdashëseve francezë dhe zviceranë.

Puna e tyre u vlerësua nga kritiket e artit frankofon. U shpreh një interesim për të ndjekur dhe par ketë ekspozite.

Artistet e mirënjohur : Blerta Hoti dhe Mervan Mustafa, u prezantuan me konceptet e tyre ‘’Përjetime Shpirtërore” dhe “Jeta në Kudarat”.

Koncepti ngërthen në vete si koncept dhe si trazim emocional shpirtëror të interpretuar përmes gjuhës se artit natyrshëm duke i perceptuar një varg ngjarjesh te cilat me pa tjetër u bene pjesë e jetës sonë ne raport me atë qe përjetuam si popull.

Jeta ne kuadrat konceptin qe prezantoi para artdashësve francez   shpjegon se si njerëzit  kanë jetuar neper izolime të ndryshme  brenda një kuadrati të caktuar.

Liria e lëvizjes shprehja e mendimit te lirë  padrejtësia ndaj njeri tjetrit janë preokupim  të artistit Mervan Mustafa qe prezantoi ne tablotë e tij.