Tryezë shkencore në Prishtinë për 100 vjetorin e lindjes së Musine Kokalari

PrishtinëPostuar: 14:18 / 20.02.2017

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalarit, Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon Tryezën shkencore “Musine Kokalari - në 100 vjetorin e lindjes”.

Për jetën dhe veprën e saj letrare – artistike, sipas paralajmërimit, do të flasin studiues të veprës së saj nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, shkruan KultPlus.

Tryeza mbahet më 24 shkurt 2017, në orën 10:00, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës.