Mbahet panairi i veshjeve tradicionale dhe artizanateve në Prizren

PrizrenPostuar: 10:45 / 13.10.2016

Në Komunën e Prizrenit gjatë tri ditëve do të organizohet Panairi i veshjeve tradicionale dhe artizanateve.

Në një njoftim për media thuhet se ky Panair organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, ndërsa mbahet me 13, 14 dhe 15 tetor.

Po ashtu, bëhet e ditur se Panair mbahet në Sheshin e Dëshmorëve me ekspozues nga Prizreni dhe vendet tjera të Kosovës dhe Rajonit.