Mbrëmje përkujtimore për poetin, Abdullah Thaçi

PrizrenPostuar: 14:29 / 20.10.2016

Shoqata për Kulturë dhe Artë “Fidani” në Prizren, nesër organizon një mbrëmje përkujtimore për poetin Abdullah Thaçi.

Mbrëmje përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në ora 18:00.

Poeti Abdullah Thaçi, ishte mjaft produktiv në letrat shqipe, e në veçanti në letërsinë për fëmijë.

U lind në fshatin Novosellë të Pejës më 1942, kurse vdiq në vitin 2015. Shkollimin fillorë e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin e shkencave të natyrës, dega e Kimisë, në Universitetin e Prishtinës.

Në kohë të gjatë, punon si profesor në Gjimnazin e Prizrenit. Disa nga veprat e tija, janë; “Lumi i dritës”, 1980, “Treni i bardhë”, 1982, “Duke pritur ylberin”, 1983, “Piknik poetik”, 1986, “Anës Drinit”, 1989, “Ani, Kosovë, ani”, 1994, etj. /PrizrenPress.com/