Prizreni synon ta shënjojë turizmin kulturor

PrizrenPostuar: 09:15 / 11.10.2016

Për këtë nismë madje po kërkohet edhe mendim i institucioneve që merren me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, OJQ-ve dhe ekspertëve të kësaj fushe. Projekti do të fillojë në hyrje - daljet e qytetit për të vazhduar tek objektet e trashëgimisë kulturore.

Objekteve të shumta të trashëgimisë kulturore  që ta komuna e Prizrenit po u mungojnë edhe më tej tabelat informuese. Ky shqetësim jo rrallë herë është paraqit edhe nga turistët që ia mësyjnë qytetit historik.

E Drejtori i Turizmit dhe zhvillimit ekonomik, Haxhi Sefercaj këto shqetësime i ka marrë  seriozisht. Ai ka menduar të realizojnë projektin e “shënjimit turistik”, për të cilin  po e kërkon ndihmën edhe të institucioneve që e ruajnë trashëgiminë kulturore, shoqërisë civile dhe ekspertëve të kësaj fushe.

Se monumentet e rëndësishme të kulturës duhet t’i kenë tabelat informuese e pohon edhe drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgiminë Kulturore, Samir Hoxha, i cili edhe  shprehu gatishmërinë ta përkrah nismën. Megjithatë Hoxha shqetësim paraqiti aspektin procedural që duhet t’i nënshtrohet projekti.

Edhe Arbnor Morina, Kryesuesi i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, tha se për të realizuar një projekt të këtillë kërkohet shumë punë.

Ai tha se do të ishte shkelje  ligjore  nëse projekti nis  së realizuari  pa lejen  e  institucionit që drejton dhe QRTK-së. Në takimin e parë të kësaj natyre  pjesëmarrësit diskutuan edhe rreth përdorimit të gjuhës në tabela shenjëzuese dhe çështjeve tjera që duhet të jenë pjesë e këtij projekti.

E ideatorët e projektit të “shënjimit të turizmit” u zotuan se do i marrin parasysh të gjitha sugjerimet përpara se projekti të fillojë të implementohet.