Qeveria miraton kërkesën për bartjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren

PrizrenPostuar: 16:24 / 03.10.2017

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti ka marrë disa vendime.

Ndër këto vendime ka qenë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës për bartjen e një pjese të stafit politik dhe profesional të kësaj ministrie në qytetin e Prizrenit.

Postimi i ministrit Kujtim Gashi

Sot Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për bartjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në qytetin e Prizrenit.

Bazuar në vlerën dhe rëndësinë historike e kulturore që ka pasur ndër shekuj dhe që vazhdon të ketë edhe sot për vendin tonë, Prizreni është një simbol që kultivon vlera origjinale dhe me larmi kulturash. Është qender jo vetëm e kulturës shqiptare, por edhe e gjithë popujve tjerë që jetojnë në të, pa dallim përkatësie nacionale, religjioze apo sociale. Arkitektura qytetare, religjioze, neoklasike dhe orientale e bën sot Prizrenin qytetin më të bukur dhe më të vizituar në Kosovë.

Pjesa e vjetër e qytetit, shërben si një hapsirë unike ku zhvillohen shumë aktivitetete kulturore, të cilat e mbajnë gjallë vazhdimisht jetën kulturore të qytetit, por që kanë impakt kulturor në mbarë vendin dhe më gjerë. Trashëgimia e pasur kulturore e këtij qyteti dhe shumë veçori tjera e bëjnë Prizrenin vend të Kulturës dhe historisë.

Marrë parasysh vlerat që burojnë nga diversiteti kulturor, historik, gjuhësor e fetar dhe të cilat vlera e bëjnë Prizrenin pikë referuese dhe atraksion për turistët vendor dhe të huaj, me qëllim të avancimit të përkrahjes dhe përkujdesit më të madh institucional ndaj këtyre vlerave historike, kulturore e sociale, Ne vendosem për bartjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e Prizrenit.

Komente: 0 Fëmijët e Suharekës me ekspozitën e pavarësisë 10:46 / 16.02.2018 Aktivitetet në kuadër të 17 shkurtit – Ditës së shpalljës së Pavarsisë, në Komunën e Suharekës kanë filluar me ekspozitën me punime nga nxënësit e Shkollave fillore të Komunës sonë.
PrishtinëKomente: 0 Ekspozitë nga nxënësit, për nder të shpalljes së pavarësisë (Foto) 09:42 / 15.02.2018 Për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur ekspozitën me temën “10 vjet...