Rrafshohet monumenti brenda kompleksit të Kishës Katolike në Prizren

PrizrenPostuar: 13:57 / 18.05.2017

Monumenti i mbrojtur i trashëgimisë kulturore në kuadër të kompleksit të kishës katolike të “Zonja Ndihmëtare” në Prizren është rrënuar në tërësi, shkruan sot Koha Ditore.

Organet komunale kanë thënë se duke marrë për bazë rekomandimin e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit dhe vlerësimin e një komisioni komunal rreth rrezikshmërisë që kanosej nga objekti gjysmë i rrënuar është lejuar rrënimi i tërësishëm i tij.

Mirëpo aktivisti i shoqërisë civile, Hajrulla Çeku, ka reaguar duke shprehur qëndrimin se u humb edhe një monument në Qendrën Historike të Prizrenit.

/InfoKomuna/