"Për Kokërr t’Qefit" sot fillon HardhFesti

RahovecPostuar: 10:44 / 02.09.2016

Me moton “Për Kokërr t’Qefit” fillon sot edicioni i 15 i festës së vjeljes së rrushit, HardhFest që mbahet në Rahovec.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ceremonia hapëse është nga ora 14:00, transmeton Koha.net. HardhFesti do të zgjasë deri më 4 shtator.

Në këtë edicion do të performojnë artistë nga Suedia, Zvicra,Gjermania, Arabia Saudite, Bjellorusia, Bosna dhe Hercegovina, Greqia, Polonia, Turqia, Bullgaria,Maqedonia si dhe Shqipëria e Kosova.

“E veçanta e këtij edicioni jubilar, është edhe ardhja e stërmbesës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Sofie Kastrioti, e cila do të jetë pjesë e programit, duke performuar veprat e saja artistike. Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që znj. Kastrioti viziton Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë mund të shikoni edhe programin e këtij edicioni të HardhFestit.