Regjisori amerikan vjen me dokumentar për Zahir Pajazitin (Video)

Postuar: 10:37 / 01.02.2019

"Mjaltë nga shkëmbi (Honey from the rock)", është dokumentari 65 minutash për Heroin Zahir Pajaziti i përgatitur nga regjisori amerikan.

Amerikanët kurrë nuk kanë dëgjuar për Zahir Pajazitin. Kosovarët e shohin atë si një hero kombëtar.

Në të gjithë Kosovën, kujtesa e tij portretizohet nga figura të zymta dhe statuja militante. Por kush ishte Zahiri i vërtetë nën bronzë?

Për ne të gjallët dhe brezat që vijnë, përkujtimi ynë për të dhe shokët e tij na e kujton çmimin me të cilin e paguam lirinë, andaj kjo duhet të na shërbejë edhe si motiv për ta forcuar vendin tonë.

Zahiri së bashku me Hakifin dhe Edmondin kanë hyrë në kujtesën e popullit dhe nuk guxon të na mungojnë në mësimin e historisë sonë.

Ky film dokumentar do të kujdeset ta zbulojë profilin njerëzor të Zahirit. Duke intervistuar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e njihnin më së miri, personaliteti i vërtetë i Zahirit do të kapërcejë legjendën e tij të politizuar. Do të dëgjohet rrahja e zemrës së tij njerëzore.

Imagjino të jesh një djalë 14-vjeçar me mbiemrin Pajaziti sot, që jeton të njëjtën jetë bujqësore në fshatin Orllan sikurse që jetoi i afërmi i juaj i famshëm. Si do të ishte të kaloje nga “Kompleksi Zahir Pajaziti" çdo ditë në rrugën tënde për në shkollë, e në shkollën të quajtur "Zahir Pajaziti"? Ky film do ta zbulojë këtë.

Një film dokumentar që:

•    Do t'u japë amerikanëve dhuratën e Zahirit
•    T'ua kthej kosovarëve thelbin e tij njerëzor
•    Të zbulojë kuptimin e një mbiemri të fuqishëm nëpërmjet një brezi të ri që e mbartë atë.

Dokumentari i përgatitur nga skenaristi dhe regjisori amerikan, Douglas Beck dhe regjisori i ri, Valdrin Fetahu. /InfoKomuna/