Shpallen 5 monumente të reja kulturore

Postuar: 15:03 / 13.01.2016

U shpallën monument kulture disa pasuri që nuk ishin përfshirë asnjëherë në listën e monumenteve, ndonëse kemi bashkëjetuar me to e i kemi konsideruar si vlera të trashëgimisë sonë.

Në mbledhjen e parë për vitin 2016 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe në vijim të punës gjurmuese të monumenteve që kanë kryer Drejtoritë Rajonale të Kulturës, nën drejtimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës në vitin 2015, u paraqitën studimet e fundit.

U shpallën monument kulture disa pasuri që nuk ishin përfshirë asnjëherë në listën e monumenteve, ndonëse kemi bashkëjetuar me to e i kemi konsideruar si vlera të trashëgimisë sonë:

1- Ura e Gjipesë ndërmjet fshatrave Ilias dhe Vuno, Himarë

2- Muret rrethuese te Aulones, Vlorë.

3- Porta Monumentale, Dhoksat, Gjirokastër

4- Kulla e Sahatit, Libohovë

5- Rrënojat e Xhamisë në lagjen Bejleri, Libohovë

/Mapo.al/