Shtatë propozime për çmimin “Azem Shkreli”

Postuar: 13:46 / 23.01.2018

Shtatë propozime për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, i janë adresuar Ministrisë së Kulturës në konkursin që sivjet, për dallim prej viteve të kaluara - kur nominimet është dashur të bëhen vetëm nga ndonjë institucion a organizatë - të drejtë aplikimi kanë pasur edhe vetë krijuesit.

Një propozim për prozë, gjashtë për kritikë letrare-eseistikë, dy për roman, shtatë për libër për fëmijë dhe dy propozime në kategorinë e poezisë për fëmijë, janë ato që do t’i shqyrtojë juria për Çmimet vjetore për letërsi.

Konkursi i publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit është mbyllur më 5 janar.

Vitin e kaluar, laureat i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” ka qenë akademik Eqrem Basha./KD/