"Siparantum" i Pejës në festivalin ndërkombëtar të koreve botërore në Francë

Postuar: 13:47 / 19.03.2018

Për herë të parë në një konkurrencë të madhe prej shumë shteteve të botës pranohet kori “Siparantum” nga qyteti i Pejës, i cili do të përfaqësojë vendin tonë në Festivalin Internacional të koreve botërore “NANCY voix du monde” që mbahen në Francë, raporton InfoKomuna.

“Natyrisht konsideroj që ky është një sukses shumë i madh për ne si kor, meqë ky kor është formuar vitin e kaluar dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur të realizojmë vepra shumë të vështira dhe repertori  profesional, kjo besoj që ka ndikuar në pranimin tone në këtë festival".

"Është një  gëzim i papërshkrueshëm për ne duke e marrë parasysh që tanimë ne do të jemi në konkurrencë me shtetet si: Gjermania, Republika e Kongos, Zvicra, Kili, Argjentina, Filipina, Algjeria, Ukraina, Kosova, Ekuadori, Bullgaria, Çekia etj, prandaj kjo është një kënaqësi e madhe që të përfaqësojmë shtetin tonë në mënyrën sa  më të mire të mundshme", tha dirigjenti i korit Memli Kelmendi..

"Qëllimi jonë tashmë është I qartë, të prezentohemi në mënyrën sa më të mire të mundshme dhe të prezantojmë vlerat tona të mirëfillta.  Repertori jonë do të jetë i laramanishëm, do të paraqitemi me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe kompozitorëve shqiptarë", theksoi Kelmendi

Festival International de Chant Choral “NANCY voix du monde” që mbahet nga 9-13 maj, kori “Siparantum” do të paraqitet në 5 mbrëmje , në sallat koncertale më të njohura të vendit Festivali Ndërkombëtar i këngës korale të Nancy, është formuar në vitin 1979, e cila synon të organizojë çdo 2 vjet një ngjarje muzikore që mbledhë koret nga e gjithë bota.

Që nga themelimi i saj, deri më sot kanë marrë pjesë  260 kore nga 63 vende të botës.

Kosova paraqitet për herë të parë në këtë festival.

Siparantum Choir së shpejti do të dal me programin zyrtar me të cilin do të paraqitet në Francë. /InfoKomuna/