Erta Qerimi përfaqëson Kosovën në Festivalin Internacional në Maltë

VitiPostuar: 10:17 / 13.10.2017

Erta Qerimi është një talente e re në muzikë. Ajo do të jetë pjesëmarrëse “The Malta International Festival” nga Singer Stage në Maltë, që për Ertën është hera e parë që do të paraqitet në një festival ndërkombëtar, të këtij karakteri.

Kjo talente e re që premton shumë edhe për të ardhmen, është pritur sot nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka uruar sukseseErtës që do të përfaqësojë vendin tonë atje, përcjell InfoKomuna.

“Ne do tëmbështesim talentet e rinj si në fushën e artit, kulturës e sportit, dhe në këtë aspekt jemi të përkushtuar që ti mbështesim këta talent siçështë Erta. Ne gjithashtu edhe grupet e ndryshme çoftë Ansamblin 'Kemajl Azizi' , shoqëritë tjera, por edhe sportistët tanë që kanë qenëpjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Baku i kemi mbështetur, anaj dua tërikujtoj se do të vazhdojmë që të mbështesim edhe në të ardhmen gjithëata që kanë treguar rezultate, e po ashtu edhe të rinjtë që kanëtalent”, ka thënë Haliti.

Festivali internacional në Maltë, kudo të merr pjesë Erta Qerimi nga komuna e Vitisë, do të mbahet nga data 1 deri më 6 nëntor në Maltë. /InfoKomuna/

 

PejëKomente: 0 Në Pejë promovohet libri "Dushkaja" i Jusuf Buxhovit 16:31 / 20.04.2018 Me organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, respektivisht sektori i kulturës, në sallën e kuvendit komunal të Pejës u promovua libri “Dushkaja” i autorit, Jusuf Buxhovi.
PodujevëKomente: 0 Podujeva shënon Ditën e Librit me ekspozitë 17:08 / 23.04.2018 Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Komunës së Podujevës e ka shënuar Ditën e Librit, me aktivitetin “Ekspozita e Librit”, e cila u mbajt në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Podujevë.