Festivali ndërkombëtar i filmit "Fer Film Festival" këtë vit edhe në Viti

VitiPostuar: 08:04 / 31.08.2016

Drejtoria për Kulturë e Komunës së Vitisë, në përkrahje dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës së Ferizajt, këtë vit sjellë në Kinemanë e Qytetit të Vitisë, FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR TË FILMIT "FER FILM FESTIVAL".

Drejtoresha e Kulturës Kaltrina G. Sylejmani, falenderon zt. Naim Ferati Drejtor i Kulturës në Komunën e Ferizajt dhe sektorin e kulturës nën udhëheqje të zt. Sabri Pajaziti , për bashkëpunim dhe i'u uron suksese në edicionin e IV-të të këtij festivali i cili grumbullon artistë dhe artdashës nga vende të ndryshme të botës.

Ky festival, në tepihun e kuq pret artistë të shumtë nga data 2 Shtator deri me datë 6 shtator në Ferizaj, ndërsa publiku Vitias do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqje të filmave me datë 5-6 Shtator./InfoKomuna/