Mulaku inspekton punimet në restaurimin e shtëpisë së Mahmut Agë Gjinollit

VushtrriPostuar: 11:36 / 19.07.2017

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku,së bashku me bashkëpunëtorë,inspektoi sot punët që po zhvillohen ne restaurimin e shtëpisë Mahmut Pashë Gjinollit, e cila gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Vushtrrisë afër lumit Tërstenë.

Kryetari Mulaku u njoh për së afërmi me punët që po realizohen në këtë shtëpi,e cila supozohet se është ndërtuar kah fundi i shek XIX.

Me këtë projekt,për të cilin Ministria e KRS të Kosovës ka ndarë 140 mijë euro ,kurse komuna 23 mijë,ky objekt do të shndërrohet në muze me karakter historik e etnografik.
Kjo shtëpi në fillim kishte destinim banim, pas Luftës së Dytë Botërore,ka shërbyer si ndërtesë e administratës komunale, më vonë (rreth viteve 1960 – 1970 ) ka shërbyer si ambulancë, e pas vërshimeve të ujit në vitin 1978 shtëpia është shfrytëzuar për strehim nga familjet që kanë pasur dëmtime nga vërshimi.

Shtëpia me etazhitet S+P+1 është ndërtuar me gurë natyral dhe pjesërisht me tulla të plota, ndërsa konstruktoni i kulmit është i përbërë nga elementet e drurit të bungut. Brezat në mure janë të punuara nga tulla dhe shërbejnë si përforcues të mureve të ndërtuara nga gurët natyral. Në pullazin e shtëpisë gjendet kupola, në të cilën dallohet këndi ku ka qenë e vendosur ora e cila tregonte kohën.

Përveç vlerave historike shtëpia dallohet edhe për arkitekturën properëndimore në dekoret e fasadës ballore. Shtëpia në eksterierë nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa në enterier janë bërë disa ndarje mobile, sipas nevojave të familjeve që jetojnë aty.
/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Në Prishtinë filloi Festivali i grafiteve 14:54 / 18.05.2018 Sot, në rrugën “B” në kryeqytet ka filluar Festivali i grafiteve. Në këtë festival po marrin pjesë shumë artistë të këtij zhanri të artit grafik.