Nisin punimet në urën e vjetër të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 16:03 / 20.06.2017

Ka nisur të restaurohet ura e vjetër e gurit në Vushtrri, ku për këtë restaurim Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MRKS) ka ndarë 20 mijë e 358 euro.

Arkitektja dhe udhëheqësja e këtij projekti nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve (IKMM), Ardiana Qorraj, ka folur rreth realizimit të këtij projekti. “Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve konservuese - restauruese për vitin 2017, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka filluar restaurimin - konservimin e urës së vjetër të gurit në Vushtrri.

Ky projekt ka për qëllim sanimin e dëmeve të shkaktuar pas rrënimit të parmakëve me bazamentet e tij, në një gjatësi prej 19.60 metra, si dhe konservimin e parmakëve dhe bazamenteve tjera që rrezikojnë demolimin e mëtejmë të urës. Projekti do të realizohet në tri faza: faza e parë parasheh largimin e vegjetacionit dhe dheut, faza e dytë konservimin dhe kthimin e 30’të parmakëve me 15 bazamente në vend, si dhe faza e tretë pastrimin e kalldrëmit pas largimit të vegjetacionit dhe dheut nga traseja e urës, në gjatësi prej 135 metra dhe gjerësi prej 5 m”, ka thënë Qorraj, raporton “Epoka e re”.

Ura e gurit në Vushtrri kur është ndërtuar kishte shërbyer për ta kaluar lumin Sitnica, por në shekullin XX ky lum ka devijuar rrjedhën e tij duke e lënë këtë urë pa lum. Tani kjo urë është bërë atraksion turistik. 

Komente: 0 Arben Zharku emërohet drejtor i QKK-së 16:59 / 16.02.2018 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka emëruar Arben Zharkun në pozitën e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.