Drenasi thërret mbledhje të jashtëzakonshme për shkelje të akteve juridike

GllogocPostuar: 12:03 / 05.02.2018

Komuna e Drenasit ka thirrur mbledhjen e jshtëzakonshme të Kuvendit Komunal për të enjten, lidhur me siç thuhet, shkeljet e akteve juridike në këtë komunë.

"Në bazë të nenit 43 pika 43.1 nenit 44 pika 44.1 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit, si dhe në bazë të kërkesës së 12 anëtarëve të Kuvendit të Komunës nr. 12-060-4512, të datës 22.01.2018, Kryesusi i Kuvendit të Komunës për të enjëten, më 08.02.2018 duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit:

Thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Drenasit

Mbledhja do të ketë këtë rend dite:

1. Shkelja e akteve juridike në Komunën e Drenasit.", thuhet në njoftimin e komunës, raporton InfoKomuna.