Ambasada e Norvegjisë dhe KLGI organizuan pritje për kryetarët e komunave dhe akterët e qeverisjes lokale
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, së bashku me Institutin KLGI organizuan pritje për të gjithë Kryetarët e Komunave të Kosovës, përfaqësues të ministrive të linjës si dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të zhvilluar një diskutim joformal për arritjet, sfidat dhe perspektivat në fushën e Qeverisjes Lokale në Kosovë.
Ky takim u organizua përprojektin “Mbështetje të Komunave më të Forta dhe më të Qëndrueshme” financuarnga Ministria e Jashtme e Norvegjisë dhe implementuar nga Instituti Kosovar përQeverisje Lokale.
Ambasadori Norvegjez z. Sjaastad nëfjalën e tij theksoi se ky takim ka për qëllim diskutimin se si të përparohetqeverisja lokale. Kosova ka bërë arritje të madhe në dhjetë vitet e fundit paspavarësisë së saj duke vendosur një sistem gjithëpërfshirës të qeverisjes lokale.Ambasada e Norvegjisë do të jetë një partner afatgjatë, konstruktiv përqeverisjen lokale, njëkohësisht mbështetës i Institutit KLGI.
Koordinatori Nacional për ReformaShtetërore, z. Besnik Tahiri, duke falënderuar Ambasadën e Norvegjisë përmbështetje në qeverisjen lokale, theksoi se nëse komunat prodhojnë rezultate,shteti është i suksesshëm, për shkak se komuna është dora e parë e shtetit qëofron shërbime për qytetarët e Kosovës. Sa i përket llogaridhënies, ai theksoise nuk duhet të mbetet asgjë në dy adresa, por çështjet të trajtohet deri nërealizimin e tyre.
Drejtori Ekzekutiv i InstitutitKLGI, z. Besnik Muçaj, duke prezantuar projektin SSSM theksoi se për më pak se1 vit e gjysmë janë mbi 500 përfitues direkt nga të gjitha komunat; përfaqësuesnga ministritë e linjës dhe shoqëria civile. Është e pamohueshme se QeverisjaLokale ka shënuar rezultate, për të cilat tregojnë raportet vendore dhendërkombëtare.
Përkundër progresit, mbetet endepër t’u bërë në Forcimin e demokracisë lokale; Rritjen e pjesëmarrjes,Transparencës dhe llogaridhënies; Përfaqësimi i barabartë gjinor në pozitadrejtuese dhe vendim-marrje; Përfshirje të komunitetit dhe Shoqërisë Civile;Para se gjithash, rritjen e pronësisë së qytetarëve në politikat lokale.
Qëllimi kryesor i këtij projekti SSSMështë rritja e funksionalitetit, qëndrueshmërisë dhe pronësish në relacion mekompetencat dhe ndërtimin e kapaciteteve në fushën e qeverisjes lokale.
Projekti si i tillë ndahet në 4komponentë të implementimit: Përmirësimii legjislacionit dhe ulja e ambiguitetit në fushën e qeverisjes lokale; Mentorshipetdhe përmirësimi i bashkëpunimit ndër-komunal, ndër-institucional dhendër-komunitar; Trajnimet për zyrtarët e nivelit lokal; Fuqizimi i shoqërisëcivile në nivel lokal.