"Banorët e Deçanit kërkojnë jetë të dinjitetshme dhe zhvillim"

DeçanPostuar: 16:56 / 10.05.2018

Asambleja komunale e Deçanit ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës: Zona e veçantë dhe zhvillimi ekonomik i Deçanit.

Kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj, pasi kërkoi nga asamblistët që të miratohet ky rend pune  fjalën ja kaloi kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj, ku sqaroi edhe qëllimin e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Pos kryetarit shqetësimet e tyre në ketë seancë i kanë paraqitur edhe deputetët Florim Mataj-AAK i cili ka qenë edhe iniciatorë për ketë seancë, Rifat Stojkaj-AAK, Albana Avdiaj –AAK, Erdogan Dautaj-AAK, Agnesa Vokshi-AAK, Erblina Taharija-AAK, Fatmir Kurmehaj-AAK dhe Mon Selmanaj –PDK.

"Se ne nuk duam pengesa në zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit, duam infrastrukturë rrugore, ne asnjëherë nuk kemi qenë pengesë për tempujt fetarë, kërkojmë mirëkuptimin e të gjitha institucioneve që të jenë me sy hapur në këtë drejtim me të vetmin fakt se mbi 40 mijë banorë sa ka komuna e Deçanit kërkojmë jetë më të dinjitetshme dhe zhvillim".

Të gjithë deputetet pozitë opozitë qëndrimin e kryefetarit e kanë mbështetur unanimisht

Në fund është formuar grupi punues nga deputetet dhe ekzekutivi në ketë përbërje:

1. Bashkim Ramosaj –Kryetar

2. Halil Tolaj –Egzekutivi

3. Haki Shehu –Kryesuesi

4. Lirie Zukaj-AAK

5. Florim Mataj-AAK

6. Mon Selmonaj-PDK

7. Fatmir Kurmehaj-LDK

Ky grup punues nxori këto rekomandime  të cilat bashkë më materialin të cilin e prezantoi kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, do t'i drejtohet KZM-së (Këshillit Zotues dhe Monitorues). /InfoKomuna/