Banorët e fshatit Pobërgjë i gëzohen fillimit të punimeve për kanalin e ujitjes

DeçanPostuar: 15:54 / 11.10.2017

Kryetari i komunës Sami Cacaj me bashkëpunëtorë kanë qëndruar sot në fshatin Pobërgjë ku bashkë më pune kryesin dhe banorët e këtij fshati kanë nisur punimet në ndërtimin e kanalit të ujitjes në këtë fshatë.

Hamëz Pangjaj nga fshati Pobërgjë duke falënderuar institucionin komunal për fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij kanali të ujitjes tha se  ndërtimi i këtij kanali zgjidh problemin e ujitjes së tokave në ketë fshat një here e përgjithmonë andaj u jem mirënjohës për ndarjen e mjeteve për ndërtim të këtij kanali, përjell InfoKomuna.

Ky kanal i cili ka nisur sot në lagjen Lokaj kalon ka shkolla  kalon nëpër lagjet Mataj dhe Hadergjonaj dhe derdhet ne fushat e fshatit Pobërgjë.

Sipas punëkryesit dinamika e punimeve do të vazhdoi ashtu siç është parapa dhe punët deri në mesin e muajit Nëntor do të përfundohen. /InfoKomuna/