Brenda pak ditëve do të nisë asfaltimi i rrugëve në fshatin Irzniq të Deçanit

DeçanPostuar: 14:18 / 26.06.2019

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot ka nënshkruar kontratën me "Arfa Group" SH.P.K, për asfaltimin e të gjitha rrugëve në fshatin Irzniq, ku përfshihen punët përgatitore, deri në asfaltim dhe sinjalizim.

Siç njofton komuna, kontrata e nënshkruar për asfaltim të këtyre rrugëve kap vlerën prej 187,513.60 euro.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj tha se janë duke bërë përpjekje që të krijojnë kushte më të mira infrastrukturore në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, sepse "duke krijuar infrastrukturë të mirë krijomë edhe qasje më të lehtë për banoret e këtyre lokaliteteve dhe rrisim Zhvillimin Ekonomik". /InfoKomuna/