Deçan: Banoret e tri lokaliteteve dakordohen për vazhdimin e punimeve në Lumëbardhin e Deçanit

DeçanPostuar: 12:39 / 16.03.2021

Drejtoria e Urbanizmit në bashkëpunim më zyren e kryetarit të komunës, kanë organizuara takime të ndara më banorët e një pjesë të qyteti të Deçanit dhe dy fshatrave Isniq dhe Llukë e Epërme .

Qëllimi i këtyre takimeve ishte informim lidhur më rregullimin e shtratit të Lumit dhe ndërtimi i rrugës nga magjistralja Deçan-Pejë, deri tek rruga’’ Dëshmoret e vitit 1922’’ që gjendet paralel me shtratin e Lumit e që mundëson qasjen  e pronarëve në pronat e tyre .Ndryshe Shtrati i Lumit Lumbardhë do të vazhdoi deri tek SH.F.M.U ,,Kuvendi i Verrave të Llukës ’’

Me ketë rast drejtori i Urbanizmit z.Ramë Melaj, beri të ditur se në takime të ndara më banoret e këtyre tri lokaliteteve kemi arritur në një pikë të përbashkët sa i përket pronave private të këtyre banorëve kur është në pyetje një projekt i tillë nuk do të ketë pengesa. Ndryshe pas këtyre konsultimeve punimet për ndërtimin e projektit “Ndërtimi i Shtratit të Lumit Lumbardhë në Deçan do të fillojnë më krijimin e kushteve për punë.